Telegrafi

Një nga këta katër lojtarë pritet të jetë kapiteni i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare aktualisht është pa kapiten, pas pensionimit të Lorik Canës.

Në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut dhe pesë shtatorit ndaj Maqedonisë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”, Giann De Biasi ende nuk ka vendosur se kush do ta marrë shiritin e kapitenit.

Me shumë mundësi shiriti i kapitenit pritet të vendoset mes dy precedentëve kryesorë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, por nuk përjashtohet edhe Mërgim Mavraj. Kombëtarja shqiptare aktualisht është pa kapiten, pas pensionimit të Lorik Canës

Këta janë katër kandidatët e mundshëm për kapiten:

1.Ansi Agolli

2.Elseid Hysaj

3.Ledian Memushaj

4.Mërgim Mavraj