Matias Coccaro ka shënuar një gol në fitoren e skuadrës së tij CF Montreal në udhëtim te Inter Miami.
Por sulmuesi uruguaian do të mbahet gjatë në mend edhe për një rast trashanik që ka lëshuar.
26-vjeçari ka pasur një rast të artë shënimi në minutën e 11-të, kur kishte kaluar edhe portierin dhe me portën bosh dështoi të shënonte.
Në fakt Coccaro e komplikoi, duke tentuar t’i kalonte edhe dy mbrojtësit dhe në fund nga afërsia goditja e tij u bllokua.
Rasti i uruguaianit është bërë viral në rrjetet sociale, pasi huqja e tij po konsiderohet si ndër më të mëdhatë në histori të futbollit. /Telegrafi/
oh my what just happened pic.twitter.com/hK5XqHDl3H
— Major League Soccer (@MLS) March 10, 2024