Gazetari francez Romain Molina ka publikuar arsyen pse Kylian Mbappe është inatosur me drejtuesit e PSG-së dhe sipas tij është premtimi i tre transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, ku asnjëri prej të cilave nuk ndodhi në fund.
Drejtuesit e PSG-së i kanë premtuar Mbappes se skuadra sezonin e ardhshëm do të jetë më e fortë me tre lojtarë të ri si: Robert Lewandowski, Milan Skriniar dhe Bernardo Silva.
Asnjëri nga të përmendurit nuk erdhi dhe kjo është arsyeja që Mbappe është i zhgënjyer me premtimet e tyre.
Mbappe dyshohet se dëshiron të largohet nga PSG në afatin kalimtar të janarit dhe të vazhdojë karrierën në një tjetër klub, ndërsa ditët e fundit është kritikuar shumë për sjelljen e tij dhe shumë futbollistë të famshëm e kritikuan duke e quajtur sillje “si e fëmijëve”.
Mbappe deri më tani ka bërë 229 paraqitje për PSG-në dhe ka shënuar 182 gola, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e klubit pas uruguaianit Edinson Cavani.
Mbappe tashmë dëshironte të largohej nga PSG këtë verë, sepse Neymar aktivizoi automatikisht klauzolën në kontratë dhe zgjati bashkëpunimin me kampionin francez deri në vitin 2027.
Mbappe ku vazhdoi kontratën me parisienët u mobilizuan të gjitha resurset kombëtare, përfshirë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. /Telegrafi/