Data 29 shkurt është shumë e veçantë, veçanërisht për ata që lindin në një datë si kjo e sotmja.
Kjo për faktin se data 29 shkurt jetohet një herë në katër vite, në atë që njihet si “vit i brishtë” – e për të lindurit në këtë datë i bie që ditëlindjen e vërtetë ta festojnë një herë në katër vite.
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është një nga ata i cili sivjet feston ditëlindjen e tij të vërtetë, pasi ai është i lindur më 29 shkurt të vitit 1992.
Ai është bërë 28-vjeçar sot, ndonëse në dokumentacionin e tij sipas ditëlindjeve të vërteta të festuara, figuron vetëm shtatë vjeç.
Reperi vendosi që në orët e para të ditëlindjes së 28-të, të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej duke ngrënë darkë në një restorant nën ujë.
Ndjekësit e shumtë nuk hezituan ta urojnë reperin në hapësirën për komente.
Një urim më të veçantë, Kapo e mori nga daja i tij, reperi 2po2 i cili publikoi një fotografi me nipin në Instagram, ku e uronte për këtë përvjetor të veçantë.
“Urime ditëlindja nip, bëfsh qejf sot”, kanë qenë fjalët e tij. /Telegrafi/