Site icon Telegrafi

Një ndryshim në shputa mund të jetë shenjë e pamjaftueshmërisë së zemrës, kontrolloni edhe për simptoma tjera

(Foto: Self)

Zemra është një nga organet kryesore, andaj është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje shenjave dhe simptomave që mund të tregojnë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Mjekët kanë paralajmëruar se një ndryshim në shputat tuaja mund të jetë një shenjë se keni pamjaftueshmëri të zemrës, prandaj duhet të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.

Zemra është organ vital përgjegjës për pompimin e gjakut përreth trupit, kështu që është thelbësore që të jetë në gjendje të përsosur pune, pasi pasojat mund të jenë fatale. Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, ndërsa miliona njerëz jetojnë me pamjaftueshmëri të zemrës.

Lexo po ashtu Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes në gjumë

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) edukon çdo ditë për simptomat e sëmundjeve të zemrës, përfshirë dhimbjen e gjoksit. Megjithatë, ka shumë shenja të tjera më pak të njohura që, nëse jemi të vetëdijshëm, mund të na shpëtojnë jetën, duke përfshirë këmbët e fryra.

Profesor David Newby, nga Fondacioni Britanik i Zemrës në Universitetin e Edinburgut, këshillon që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë nyjave.

“Kjo nuk duhet të injorohet, veçanërisht nëse nyjat e shputave bëhen vërtet të mëdha, pasi mund të jetë një shënues i pamjaftueshmërisë së zemrës, por gjithashtu është shumë i shpeshtë dhe ndodh si pasojë e shumë shkaqeve tjera. Mund të shkaktohet po aq lehtë nga tabletat që po merrni – për shembull, ilaçet për presionin e gjakut mund të çojnë në ënjtje të nyjave të shputës”, citon BHF fjalët e Newby.

Është e rëndësishme të dini se ënjtja mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit, të cilat gjithashtu mund të paralajmërojnë për pamjaftueshmërinë e zemrës.

Lexo po ashtu Gjendjet shëndetësore që mund të çojnë në cilësi të dobët të gjumit

Kështu, pamjaftueshmëria kronike e zemrës mund të shkaktojë edhe ënjtje në zonën e stomakut. Kjo gjendje gjithashtu mund të shkaktojë grumbullimin e lëngjeve në mushkëri, e cila njihet si edemë pulmonare dhe mund të çojë në frymëzënie.

Siç shpjegon profesor Newby, pjesët e ënjtura të trupit mund të shkaktohen nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimit të kripur, para menstruacioneve dhe shtatzënisë. Përveç kësaj, është gjithashtu një efekt anësor i ilaçeve për presionin e gjakut, NSAID-ve, steroideve dhe diabetit.

Prandaj, do të ishte më mirë të kontrolloni për simptoma tjera të sëmundjes së zemrës, si: dhimbje gjoksi, ndjesi djersitjeje, dhimbje në krah, këmbë, nofull ose shpinë, djersitje, dhimbje stomaku, ndjesi mbytjeje, lodhje ekstreme dhe rrahje të çrregullta të zemrës. /Telegrafi/

Exit mobile version