Telegrafi

Një muaj paraburgim për Skender Krasniqin, që dyshohet se vrau të birin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”.

Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund t’i asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit.

Lexo po ashtu Vrasja e Albert Krasniqit në Prishtinë, gjithçka rreth rastit të mbrëmshëm

Po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Flet axha i Albert Krasniqit, thotë se vrasja e nipit të tij ndodhi aksidentalisht

I pandehuri S.K. dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/