Telegrafi

Një muaj paraburgim për Feron, i dyshuar për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Shkodra tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.

Kërkohet paraburgim ndaj reperit “Fero”, dyshohet për dhunë në familje

Gjilan- Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero”.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Ndaj të njëjtit është kërku masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje” është përgjigjur Xheladini.

Lexo po ashtu Arrestohet Fero, dyshohet për përdorim të dhunës në familje

Ndryshe, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur me 11 korrik 2023, ku thuhet që pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka kanosur bashkëshorten e tij.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia. /BetimipërDrejtësi/