Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për policin nga Peja i cili dyshohet për dhunim, shantazh dhe fotografim të paautorizuar

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit G.L (zyrtar policor), i cili dyshohet për veprat penale “Dhunim”, “Shantazh” dhe “Fotografimi dhe incizimi i paautorizuar”.

Lajmin e për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) më 4 shkurt njoftoi për arrestimin e rreshterit të policisë G.L.

Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim për policin në Pejë - dyshohet për dhunim, shantazh dhe fotografim të paautorizuar

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e IPK-së.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 shkurt kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version