Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim ndaj policit dhe qytetarit, të arrestuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj policit T.Gj. dhe qytetarit B.K., për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënje të ryshfetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo gjykatë përmes një njoftimi për media, ku thuhet se paraburgimi ndaj tyre erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për shkak të “dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, ”Dhënia e ryshfetit’”’.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Plotësoi vendime për kundërvajtje fiktive me të dhëna të pasakta të qytetarëve – arrestohet polici në Gjakovë i dyshuar për ryshfet

Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të iu llogaritet prej kohës së arrestimit, me 23 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 2024, përkatësisht 24 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri me 24 mars 2024.

Lexo po ashtu Detaje nga dosja e policit që dyshohet se mori ryshfet për plotësimin e gjobave fiktive të trafikut

Ndryshe, i pandehuri T.Gj. ishte arrestuar të shtunën nga Inspektorati Policor i Kosovës  nën dyshimin se mori 1 mijë euro ryshfet.

Exit mobile version