Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulme terroriste në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve B.S dhe D.M, të cilët dyshohen për sulme terroriste në veri të vendit, saktësisht në Banjskë të Zvecanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po iu është caktuar masa prej një muaji paraburgim”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit

Ndryshe, në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë. /Telegrafi/

Exit mobile version