Telegrafi

Një model G i limituar nga Mercedes-Benz (Foto)

Mercedes-Benz ka krijuar një seri të veçantë të modelit G për tregun e Amerikës Veriore me emrin G550 Night Star Edition.

Kjo seri do të prodhohet në një sasi të limituar në vetëm 100 njësi.

Modeli karakterizohet me skemën kolor dy-ngjyrëshe, Mystic White dhe Designo Black, transmeton Koha.net. Skema kolor përfshinë një set të rrotave 18-inç me ngjyrë të zezë shkëlqyese.

Mbrojtësi i veçantë i përparmë dhe kapaku i gomës rezervë me ngjyrë të bardhë janë po ashtu pjesë e kësaj pakete.

Në kabinë, ky model karakterizohet me lëkurën Porcelain Nappa, stepët e kuq, si dhe me mbulesat për kokë Designo Black Dinamica.