Telegrafi

Një i mitur në Podujevë sulmon fizikisht prindërit dhe motrën e tij

Foto: Ilustrim

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:30, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht viktimat prindërit dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor. /Telegrafi/