Kompania për rregullimin e veturave MINI, Krumm-Performance, është përkujdesur për modifikimin e modelit MINI John Cooper Works.
Ky model tani posedon motorin 1.6-litër Turbo me kapacitet prej 300 kuaj fuqi.
Gjithashtu në këtë paket përfshihet edhe sistemi i shkarkimit Akrapovich, marshi i modifikuar, frenat AP-Racing me disqe prej 330×32 milimetra, si dhe amortizatorët KW-Clubsport, transmeton Koha.net.
Çmimi i këtyre modifikimeve është 14.619 euro.