Telegrafi

Një i lënduar rëndë në rajonin e Podujevës nga rrokullisja me traktor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime të rënda pas rrokullisjes me traktor.

Rasti ka ndodhur të enjten në fshatin Brainë të Podujevës.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor”, thuhet në raport.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/