Derisa ishte në një vizitë në Japoni, një admirues i makinave sportive ka parë një Lamborghini Aventador 50th Anniversary krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri sot.
Makina ishte e gjitha me krom dhe me drita neoni gjithandej, me mundësinë e ndërrimit të ngjyrave, njëjtë si një shfaqje “light show”, transmeton Koha.net.
Prerjet në sipërfaqen e makinës dhe dritat në mes të prerjeve e bëjnë atë të duket e mprehtë dhe në pjesë të veçanta si në pasqyrat anash dhe maskën mbrojtëse prapa është e veshur me gurë shndritës.
Admiruesi e ka përcjellë makinën edhe duke lëvizur dhe mund ta shihni videon se si dallohet mes makinave tjera.