Site icon Telegrafi

Një kthesë në trendin ‘no pants’, gjithnjë e më shumë femra veshin të brendshme për meshkuj

(Foto: Instagram/linmick)

Në raportin vjetor të tendencave “Si blejmë, jetojmë dhe dukemi”, John Lewis vuri në dukje se shitjet e të brendshmeve (boksierë) të blera dhe ta veshura nga femrat, ishin rritur me 20 për qind vitin e kaluar, ndërsa gjatë këtij viti janë përmendur si “produkti përcaktues i vitit”.

Në TikTok, ku trendet e modës Gen Z janë dokumentuar më së miri, trendi androgjen i “ekspozimit të të brendshmeve” është kapur shumë shpesh në video.

Disa modele të modës po stilojnë të brendshmet me bel të lartë që dallojnë nga veshjet me bel të ulët të kombinuara me çizme kauboji dhe bluza.

(Foto: Instagram/linmick)

Të tjerët shkojnë për një pamje më të nënvlerësuar dhe i veshin ato me këmisha dhe atlete të mëdha. Në mesin e atyre që tashmë e kanë ndjekur këtë stil, janë shumë personalitete të njohura.

Lexo po ashtu Ende nuk ka konkurrencë: Naomi është me të vërtetë mbretëresha e pasarelës

Në qershor, Hailey Bieber pozoi e veshur me një palë boksiere të Justinit, të stiluara me një bluzë dhe një xhaketë ngjyrë kafe. Kylie Jenner ka veshur edhe boksiere mbi dollakë, ndërsa Bella Hadid është fotografuar në të bardha me një xhaketë lëkure të madhe dhe çizme Ugg.

Bella Hadid (Foto: Twitter)

Gjithçka në fakt nisi nga pasarelat. Shtëpitë e modës Miu Miu, Bottega Veneta, Marc Jacobs dhe Loewe prezantuan modele me boksierë në pistat e modës gjatë vitit të kaluar. Miu Miu prezantoi pantallonat e shkurtra saten me logon e tyre të qepur në brez, të stiluar nën një fund mini.

Lexo po ashtu Hailey Bieber ndjek trendin ‘no pants’: Dalja pa pantallona në Paris e vuri në qendër të vëmendjes

Marc Jacobs kombinoi brekët e bardha mbi pantallona të ngushta me një bluzë të bardhë, kurse modelet e Bottega ecnin me pantallona të shkurtra boksiere me një këmishë me vija të bardha, çorape të thurura të kuqe deri te gjuri dhe pa këpucë.

Sidney Sweeney në sfilatën e Miu Miu (Foto: Twitter)

Aktualisht, markat nga Tom Ford dhe Alexander Wang te Celine e Diesel, i shesin boksieret për femra, dhe në Javën e fundit të Modës në Paris, entuziastë të shumtë të modës mund të shiheshin me boksiere, por edhe në kombinime ku boksieret ishin pjesa kryesore e veshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version