Site icon Telegrafi

Një kosovar humb jetën në një aksident në Shqipëri

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Shqipëri, më saktësisht në rrugën Fushë Krujë-Vorë.

Viktima është një shtetas i Kosovës, nga komuna e Lipjanit, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen e viktimës G.R.

“Lajm i trishtë për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjerë. E nderuara familje Rizani, Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Lexo po ashtu Aksident në rrugën Fushë Krujë-Vorë, dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Ndryshe, policia në Shqipëri konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç./Telegrafi/

Exit mobile version