Site icon Telegrafi

Një koncept për veturën garuese të Ferrarit për “Le Mans” (Foto)

Dizajneri i pavarur i automobilave nga Kalifornia, Marcello Raeli, përmes një serie fotografish ka prezantuar vizionin e tij për veturën garuese të Ferrarit për garën më të vjetër në botë “24 Hours of Le Mans”, e cila mbahet në Le Mans të Francës.

Raeli këtë vizion të tij fantastik e ka quajtur Piero T2 LM, duke kombinuar linjat e veturave garuese të Ferrarit para 50 vjetëve me disa komponente aerodinamike në pjesën e përparme, transmeton Koha.net.

Ky vizion, ndër të tjera, karakterizohet edhe me dritat e përparme të vogla, mbrojtësit anësor më të theksuar, rrotat e mëdha, si dhe disa pjesë të anës së pasme të kësaj vetura janë të punuara me punëdore të cilat e zëvendësojnë difuzerin tradicionalë.

Exit mobile version