Telegrafi

“Një klub rus ofron 1.6 milion euro për Drilon Hazrollajn” – drejtori sportiv i Malishevës zbulon detajet

Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha i pranishëm në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, ka folur rreth ofertave për Drilon Hazrollajn.

Sipas Beishës për Hazrollajn ka disa oferta, por njëra është milionëshe.

“Kemi një ofertë që shkon deri në 1.7 milion euro nga një klub i Rusisë për Drilon Hazrollajn, mirëpo vendimi në fund i mbetet lojtarit”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai tha se edhe klubi, po edhe lojtari preferojnë një transferim në drejtim të klubeve të tjera të Evropës dhe jo në Rusi.

Hazrollaj është një prej lojtarëve më të mirë të Superligës së Kosovës këtë edicion, duke shkëlqyer me fanellën e Malishevës.

Lexo po ashtu Drilon Hazrollaj, tashmë Superliga e Kosovës ka një yll të ri

Ai ka 14 gola dhe 9 asistime mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës në këtë edicion. /Telegrafi/