Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Itali.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer me Napolin në dy edicionet e fundit në Serie A.
Por, Napoli mund të mbetet pa të pas paraqitjeve fantastike të shkodranit.
E përditshmja italiane TuttoSport ka shkruar se Hysaj pritet të largohet në verë nga Napoli.
Ka qenë agjenti i lojtarit, Matteo Giuffredi që i ka thënë Napolit se një klub i madh evropian është i gatshëm ta paguajë klauzolën e shkodranit.
“Klauzola e Hysajt është 50 milionë euro dhe se kjo mund të thyhet në verë”.
“Agjenti i Hysajt, Matteo Giuffredi i ka konfirmuar Napolit se një klub i madh evropian është i gatshëm ta paguajë këtë shifër për ta transferuar Hysajn”.
“Kjo klauzolë e lojtarit me Napolin vlen vetëm deri më 15 korrik të këtij viti”, thuhet në shkrimin e TuttoSport.
Emri i klubit nuk është bërë me dije, por sipas TuttoSport bëhet fjalë për njërën mes Bayern Munich dhe Chelsea. /Telegrafi/