Një këmbësore është përplasur nga vetura teksa po e kalonte rrugën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik.
Ajo ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Borovci.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në atë moment. Këmbësorja ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Tutje, ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/