Telegrafi

Një kafshë misterioze sulmoi egërsisht një burrë të moshuar në dhomën e tij të gjumit – alarmohen banorët (Foto,+18)

Një kafshë misterioze është “në kërkim” në Britani të Madhe, pasi një burrë i moshuar u sulmua egërsisht nga një kafshë e paidentifikuar kur ai hyri në dhomën e tij gjatë natës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një burrë, 80 vjeç – familja e të cilit kërkoi të mbetet anonim – ishte në gjumë në shtëpinë e tij kur u sulmua në Thurnby Lodge, Leicester.

Ai pësoi plagë të rënda në krahët dhe këmbët e tij, ndërsa u zgjua për të gjetur se ai ishte kafshuar nga një bishë misterioze.

Familja beson se kafsha e paidentifikuar arriti të futej në shtëpinë e pensionistit përmes një dritareje të hapur, në mes të natës.

Autoritetet tani u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura gjatë natës derisa krijesa të identifikohet.

Policia është kontaktuar gjithashtu në mes të frikës se një kafshë e rrezikshme është “në liri”.

Fotot e publikuara nga familja tregojnë kafshimet e thella në duart e burrit.

Kafshimet janë gjithashtu të dukshme në krahët e tij të cilat janë të mbuluara me gjak nga sulmi. /Telegrafi/