Para një jave, dy yjet e njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, u bënë prindër për herë të parë.
Ata pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Gjatë të enjtes, këngëtarja i ka bërë një dedikim fëmijës së çiftit që thotë se e ka kurorëzuar dashurinë e tyre shumëvjeçare.
“Një jave me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falënderoj Zotin çdo çast për ketë bekim”.
“Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty”.
“Atara jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14 vjeçare”, shkruan në dedikimin e këngëtares dhe prezantueses. /Telegrafi/