Telegrafi

Një javë pas lindjes së fëmijës, Xhensila shfaqet e bukur si nëna më e re në estradë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj solli në jetë më 12 korrik, fëmijën e saj të parë.

Lajmin e bukur e dhanë Besi dhe Xhensila nëpërmjet postimeve në Instagram.

Që pas lindjes, këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke qenë se i është dedikuar mëmësisë.

Por, sigurisht që shumë nga fansat e saj kanë qenë kuriozë të shikojnë se si duket Xhensila pas lindjes.

Lexo po ashtu Lajmet nga XHENSILA

Spitali ku këngëtarja është ndjekur gjatë shtatzëninë ka publikuar së fundmi një foto të çiftit të njohur, ku shihet sesi duket këngëtarja pas lindjes së vajzës.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë dhe pa make up-i në fytyrë. Besi dhe Xhensila duken të buzëqeshur e shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Ajkës.

Besi dhe Xhensila janë absolutisht çifti më i përfolur në estradë. /Panorama/