Se Interi i ka munguar Ligës së Kampionëve e tregojnë edhe rezultatet e skuadrës zikaltër.
Pas Tottenhamit, italianët kanë fituar edhe ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Pas disa rasteve për gol nga të dy anët, goli i parë në takim u shënua nga Pablo Rosario (27′), i cili me një gjuajte nga 25 metra e la Samir Handanovicin të pashpresë.
Pas këtij goli zikaltrit kishin disa shanse, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Radja Nainggolan në minutën e 44-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 50-të Gaston Pereiro goditi shtyllën, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mauro Icardi i dha epërsinë skuadrës së tij.
Samir Handanovic bëri dy super pritje në minutën e 80-të dhe deri në fund më nuk kishte ndonjë shans serioz për gol.
Pas kësaj fitore Interi vazhdon në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa Barcelona në vendin e parë për shkak të goldallimit më të mirë. PSV dhe Tottenhami vazhdojnë pa asnjë pikë në Grupin B.
Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Luciano Spallettit udhëton te Barcelona, ndërsa PSV pret Tottenhamin. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047573971540082689
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047582174994685953