Site icon Telegrafi

Një i vdekur në shtëpinë e Demi Moore

Një person është gjetur i mbytur në pishinën e shtëpisë së aktores Demi Moore, ka njoftuar departamenti i policisë së Los Angelesit.

Policët ishin dërguar në shtëpinë në Beverly Crest rreth orës 5.20 të mëngjesit të së dielës, kur burrit po i jepej ndihma mjekësorë nga urgjenca. Më pas ai u deklarua i vdekur.

Policia e ka identifikuar si Edenilson Steven Valle, 21 vjeç, nga Los Angelesi. Ai kishte qenë me gjashtë persona kur ka ndërruar jetë. Tashmë pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

People raporton se aktorja Demi Moore e cila nuk ka qenë në shtëpi në atë moment është shprehur “tërësisht e shokuar” për vdekjen e 21-vjeçarit.

Në një deklaratë ajo ka thënë: “Humbja e një fëmije është një tragjedi e pamendueshme dhe zemra dhe mendja ime janë me familjarët dhe miqtë e këtij djali të ri”. /TCH/

Exit mobile version