Sonte (e shtunë) studioja e famshme “Big Brother Vip Albania” u bë skena e prezantimit të një bashkëpunimi të ri muzikor mes Arta Kabashit dhe Romeo Veshajt.
Kënga e tyre e re, e cila mori jetë gjatë kohës që të dy qëndruan në shtëpinë e BBVA, u lançua me titullin “Falëm”.
Ky projekt pritet të jetë hapi i ardhshëm në rrugëtimet e tyre artistike dhe nga reagimi fillestar, shumë parashikojnë që do të shndërrohet në një hit të madh.
Emocionet ishin të larta, teksa banorët ndoqën performancën e Artës, nëpërmjet ekranit në shtëpinë e BBVA.
Pamjet nga studio dërguan valë emocionesh te konkurrentët, sidomos te Romeo.
Romeo Veshaj, u pa i përfshirë nga emocionet e thella, sa nuk mundi t’i mbajë lotët.
Ai, së bashku me Artën arritën që gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë të krijonin një këngë kaq të pëlqyer për publikun shqiptar. /Telegrafi/