Telegrafi

Një grup i ushtarëve rusë dorëzohen tek ukrainasit, Kievi thotë se do të trajtohen si robër lufte

Shumë burra të mobilizuar rusë që me urdhër të Vladimir Putinit u dërguan në luftë në Ukrainë, po dorëzohen të ushtria ukrainase.

E disa prej tyre tashmë kanë kërkuar ndihmë nga ukrainasit që të mos i dorëzojnë tek autoritetet ruse, pasi i pret burgu apo vdekja, transmeton Telegrafi.

Një video amatore shfaq një grup ushtarësh rusë që janë dorëzuar, dhe sipas Kievit ata do të trajtohen si robër lufte.

Në anën tjetër kur u pyeten nga ukrainasit se pse rusët kishin vendosur t’ua ndalojnë civilëve ukrainas të flasin në gjuhën e tyre, ata thanë se nuk kishin besuar që Putini do të shkojë kaq larg.

“Mendon se Putini ka bërë mirë kur tentoi t’ua ndalojë ukrainasve të flasin gjuhën e tyre amtare. Ushtarët e juaj këmbëngulnin që ukrainasit të flasin gjuhën ruse”, dëgjohet një epror ukrainas duke i pyetur ushtarët rusë.

“Nuk besuam se do të shkojë kaq larg Putini”, ishte përgjigja e njërit prej ushtarëve rus që ishte dorëzuar tek ukrainasit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4SjQM_glroU&ab_channel=Kanal13