Telegrafi

Një grup lojtarësh janë kundër dhe duan largimin e Mourinhos, Woodward e mbështet portugezin

Jose Mourinho (Photo by Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Shefi i Manchester United, Ed Woodward, është duke qëndruar pranë menaxherit Jose Mourinho edhe pse një grup i lojtarëve kanë dalë kundër tij dhe duan shkarkimin e portugezit.

Paul Pogba mendon se Mourinho duhet të fajësohet për taktikat negative në paraqitjet e klubit dhe akoma më keq, beson se loja e tij nuk po përparon nën trajnerin e Unitedit.

Woodward është i shqetësuar se një grup lojtarësh brenda skuadrës që përfshin Pogban, Romelu Lukakun, Marcus Rashfordin dhe Jesse Lingardin janë duke i bërë ‘gropën’ Mourinhos.

Lexo po ashtu Pogba del kundër Mourinhos: Duhet të sulmojmë më shumë

Disa anëtarë të tjerë të skuadrës së Djajve të Kuq janë gjithashtu të shqetësuar nga menaxhimi i grupit nga trajneri portugez.

Mourinho është nën presion të hatashëm te Unitedi këtë sezon 

Sipas mediumit Daily Star, është e kuptueshme se situata është e keqe tashmë dhe se vetëm dy lojtarë e mbështesin Mourinhon.

Por, pavarësisht nga mosdija në rritje që po kërcënon të dërgojë sezonin e Unitedit jashtë binarëve, Woodward mbetet prapa Mourinhos dhe nuk po mendon ta shkarkojë atë.

Lexo po ashtu Pogba vs Mourinho - kush duhet të qëndrojë e kush të largohet nga Unitedi?

Woodward dhe shokët e tij ende besojnë se Mourinho mund t’i kthejë gjërat dhe të fitojë shumë trofe me klubin nga Old Trafford.

Megjithatë, situate e tensionuar te Unitedit mund të sjell zhvillime të papritura gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/