Shefi i Manchester United, Ed Woodward, është duke qëndruar pranë menaxherit Jose Mourinho edhe pse një grup i lojtarëve kanë dalë kundër tij dhe duan shkarkimin e portugezit.
Paul Pogba mendon se Mourinho duhet të fajësohet për taktikat negative në paraqitjet e klubit dhe akoma më keq, beson se loja e tij nuk po përparon nën trajnerin e Unitedit.
Woodward është i shqetësuar se një grup lojtarësh brenda skuadrës që përfshin Pogban, Romelu Lukakun, Marcus Rashfordin dhe Jesse Lingardin janë duke i bërë ‘gropën’ Mourinhos.
Disa anëtarë të tjerë të skuadrës së Djajve të Kuq janë gjithashtu të shqetësuar nga menaxhimi i grupit nga trajneri portugez.
Sipas mediumit Daily Star, është e kuptueshme se situata është e keqe tashmë dhe se vetëm dy lojtarë e mbështesin Mourinhon.
Por, pavarësisht nga mosdija në rritje që po kërcënon të dërgojë sezonin e Unitedit jashtë binarëve, Woodward mbetet prapa Mourinhos dhe nuk po mendon ta shkarkojë atë.
Woodward dhe shokët e tij ende besojnë se Mourinho mund t’i kthejë gjërat dhe të fitojë shumë trofe me klubin nga Old Trafford.
Megjithatë, situate e tensionuar te Unitedit mund të sjell zhvillime të papritura gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/