Telegrafi

Një grumbull njerëzish dolën në Lviv për të pritur Zelenskyn dhe pesë komandantët e Azovit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kthyer nga Turqia në qytetin Lviv të Ukrainës së bashku me ish-të burgosurit të luftës.

Ata u pritën nga një grumbull njerëzish, të cilët po brohorisnin dhe po duartrokitnin gjatë mbërritjes së tyre, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas më herët njoftoi se do të kthehej me pesë komandantët e Azovit, të cilët kishin qëndruar në Turqi pasi u liruan në shtator të vitit 2022.

Pesë komandantët kishin mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, në kohën kur qyteti ishte rrethuar, transmeton Telegrafi.

Fabrika e Azovstal ishte fortesa e vetme e Ukrainës në qytetin port, që përfundimisht ra në duart e Rusisë në maj të vitit 2022.

Zelensky tha se do të kthehet nga Turqia në Ukrainë me ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko dhe Denys Shleha. /Telegrafi/