Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten një femër ka kërkuar ndihmë mjekësor në Podujevë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga vjehrri i saj.
Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/