Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua pasi kishte ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një thikë zyrtarët policor, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës.
Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë, në ora 20:20.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një thikë zyrtarët policor, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në raport.
E dyshuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/