Telegrafi

Një grua kaloi gardhin duke u futur në vendin ku gjendej një luan – pamjet që i publikoi në rrjetet sociale tregojnë se çfarë ndodhi më pas

Një grua u ngjit mbi një gardh me të cilin rrethohej një kopsht zoologjik Bronx në Afrikë, pamje të cilat i ka publikuar në faqen e saj në Instagram.

Pamjet, të postuara nga gruaja, e cila e quan veten Mbretëresha Empress Myáh Lareé Israelite në Instagram, duket se janë kapur nga dikush që e shoqëronte, përcjell Telegrafi.

Ajo është parë duke u ngjitur mbi gardh dhe duke qëndruar vetëm disa metra larg nga luani.

Në përgjigje të një zëri në sfond që i thotë se “ajo nuk duhet të bëjë një gjë të tillë”, ajo përgjigjet: “Dua t’i afrohem edhe më shumë, më vjen keq”.

Ndërsa në video të tjera ajo shihet brenda rrethojës, përballë luanit – i cili e “shikon drejt në sy”.

Videot thuhet se janë postuar të dielën, megjithëse incidenti ndodhi të shtunën, sipas The Washington Post.

Një zëdhënës nga The Bronx Zoo tha për CNN: “Veprimi ishte një shkelje serioze dhe një shkelje e paligjshme që mund të kishte rezultuar në plagosje serioze ose vdekje”.

The Bronx Zoo paraqiti një ankesë për shkelje penale, tha Departamenti i Policisë në New York për CNN. /Telegrafi/