Telegrafi

Një grua ia merr orën e shtrenjtë, në kompensim për t’ia kthyer bashkë me një tjetër ia kërkojnë 500 euro – arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Foto: Arkiv

Një person ka raportuar se deri sa kishte qenë me të dyshuarën e njëjta ia kishte marr një orë dore me vlerë të lartë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 27.07.2024 rreth orës 21:35, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara në bashkëpunim me të dyshuarin për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima para 500 euro.

“Viktima mashkull kosovar, raportuar se deri sa kishte qenë me të dyshuarën femër kosovare, e njëjta ia kishte marr një orë dore me vlerë të lartë. E dyshuara në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull kosovar për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima para (500 euro)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/