Telegrafi

Një grua humb jetën në aksident komunikacioni në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mitrovicë ku si pasojë një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë dhe ndërkohë lëndime kanë pësuar dy persona.

Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku, të cilat janë përfshirë ishin dy vetura civile, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga ta në cilësi të këmbësorëve të cilët janë dërguar në QKUK”, ka deklaruar Zahiti për Telegrafin.

Sipas zëdhënësit të Policisë, e lënduara, këmbësorja rreth 57-vjeçare ka ndërruar jetë në QKUK.

“Rreth orës 13:00, nga QKUK, është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit shkaktari të aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka deklaruar tutje Zahiti. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim