Site icon Telegrafi

Një grua goditi veturën e Policisë në Gjilan pasi nuk ndaloi në pikën e kontrollit, më pas sulmoi fizikisht zyrtarët policorë pas arrestimit

Një grua duke drejtuar veturën e saj nuk ka ndaluar në pikë kontrolli të veturave, por duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjeladin Kurbaliu”, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se janë shkaktuar dëme materiale dhe se e dyshuara është arrestuar.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave por e njëjta duke ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-së, ku janë shkaktuar dëme materiale. E dyshuara është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet”, thuhet në raport.

Ndërkaq, e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version