Site icon Telegrafi

Një garë e ashpër pritet të jetë për Declan Rice mes tri klubeve të mëdha angleze

Declan Rice është duke u kërkuar shumë që dy vite nga skuadrat e mëdha, por West Ham United po i reziston ofertave.

Megjithatë në Angli janë të bindur se largimi i Rices nga skuadra e tij aktuale do të ndodhë në verën e vitit 2022.

Mesfushori defensivë ka refuzuar çdo ofertë për rinovimin e kontratës nga drejtuesit e klubit londinez, pasi dëshira e tij është të luaj në një skuadër më të madhe ku mund të konkurroj për trofe.

Daily Telegraph ka shkruar një artikull ku pret të jetë një garë e ashpër mes gjigantëve anglez për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit defensivë.

Chelsea dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United janë duke kërkuar me ngulm transferimin e reprezentuesit anglez.

23-vjeçari e ka vendosur të largohet në verë dhe tanimë ‘lufta’ mes ekipeve të mëdha ka filluar për të.

Nga ana tjetër edhe West Ham duket se është dorëzuar për ta lënë të lirë kapitenin e tyre, por kërkojnë së paku 80 milionë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version