Nëse përdorni aparat për vlim të ujit, kini kujdes të mos e bëni këtë gabim, sepse mund të rrezikoni shëndetin e bebes
Shumë prindër përdorin aparatin për vlimin e ujit si ndihmë në përgatitjen e qumështit të adaptuar, por edhe pa vetëdije bëjnë një gabim që mund të rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tyre.
Shumica e njerëzve ujin e vluar e lënë në aparat dhe sërish e ngrohin, gjë të cilën assesi nuk duhet ta bëni. Tepricën e ujit, e cila mbetet në aparat, duhet derdhur dhe gjithmonë duhet përdorur ujë të freskët.
Përbërja e ujit ndryshon kur vlohet, prandaj vlimi i përsëritur i ujit mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.
Avulli i prodhuar gjatë vlimit përbëhet nga përbërës të paqëndrueshëm dhe shndërrohen në gazra dhe avullohen.
Kur vlohet uji humben lëndët e dëmshme, por nëse vlohet për herë të dytë, atëherë të gjitha të mirat që kanë mbetur në të do të zhduken.
Nëse e lini ujin të ziejë për një kohë të gjatë ose e zieni përsëri, përbërësit e tij kimikë ndryshojnë dhe mineralet e shëndetshme bëhen të dëmshme.
Ja çfarë ndodh me ujin nëse vendosni ta zieni më shumë se një herë:
Arseniku
Nëse konsumoni ujë të zier, me kalimin e kohës mund të përballeni me helmim nga arseniku, i cili mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës, problemet neurologjike, madje edhe infertiliteti.
Nitratet
Nitratet gjenden në tokë, ajër, ujë dhe shumë gjëra në mjedis. Por kur ekspozohen ndaj temperaturave të larta, mund të jetë e rrezikshme – në rrethana të tilla ato bëhen kancerogjene dhe lidhen me lloje të ndryshme kanceri.
Fluori
Nëse merrni shumë fluor, mund të keni probleme neurologjike. Fëmijët që kanë shumë fluor mund të vuajnë nga retardimi kognitiv. /Telegrafi/