Telegrafi

Me një fotografi romantike, çifti Obama urojnë Krishtlindjet

Barack Obama dhe Michelle Obama. Foto: Kevin Dietsch-Pool/Getty Images/Guliver

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë urimin e tij për festën e Krishtlindjeve.

Këtë urim, ai vendosi ta bëjë përmes një fotografie romantike me bashkëshorten e tij, të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë bashkëshortes, Michelle, ndërsa në prapavijë shihet edhe një dekorim i vogël i fundvitit.

“Shijoni sezonin e pushimeve me personat që doni. Michelle dhe unë ju urojmë gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë uruar ish-presidentin amerikan për festën gjithashtu.

Barack Obama dhe Michelle Obama (Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)

Çifti Obama pas largimi nga Shtëpia e Bardhë kanë shijuar mjaft pushime së bashku, ndërsa kanë vazhduar të jenë të angazhuar secili në projektet e veta.

Michelle ka bërë javë më parë promovimin e librit të saj më të ri mee titull “Becoming”, ku ka rrëfyer ndër të tjerash shumë të pathëna dhe detaje interesante nga jeta e saj. /Telegrafi/

Barack dhe Michelle Obama (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)