Telegrafi

Me një fotografi atraktive nga vetura, Beatrix Ramosaj fton fansat për një xhiro

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, i ka të shpeshta paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Shpesh ajo rrëmben vëmendjen e fansave me fotografitë e ndryshme që publikon, teksa jo të pakta janë edhe ngacmimet që bën përmes përshkrimeve.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet në veturën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E veshur në të shkurtra duke vënë në pah këmbët e saj, Beatrix e dëshmoi edhe njëherë se vazhdon të mbetet në top formë.

“A je për një xhiro”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka ngacmuar imagjinatën e fansave të saj të shumtë.

Ndërsa sa i përket muzikës, Ramosaj ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat. /Telegrafi/