Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, këto ditë izolimi po qëndron te familja e saj në Gjermani.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të qenë pranë fansave të saj, duke publikuar herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar për ndjekësit një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me xhinse dhe një bluzë të verdhë.
Ajo ka pozuar me krahët hapur, sikur të ishte duke mirëpritur dikë në përqafim, e këtë gjë e bëri të ditur edhe në mbishkrimin e fotografisë.
“Hajde t’qafi”, shkroi Dhurata në Instagram, duke treguar kështu se do t’i dhuronte dikujt një përqafim të fortë po ta kishte pranë.
Dhurata Dora përndryshe si të gjithë kolegët e saj, ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i pandemisë globale. /Telegrafi/