Telegrafi

Një formacion i plotë i Juventusit me transferime falas – nga Neto te Pirlo e deri te Llorente

Përreth botës, janë disa klube që deri më tani i kanë dominuar afatet e transferimeve të lojtarëve.

Por, kur vije puna e transferimeve të lojtarëve me parametra zero, Juventusi është mbret.

Zonja e Vjetër ndër vite ka transferuar lojtarë që u kishte skaduar kontrata te klubet aktuale, e që nga ta mund ta bësh një formacion të plotë.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli

Më poshtë mund t’i shikoni lojtarët që i ka transferuar klubi torinez pa paguar asnjë cent:

Portier: Neto

Portieri brazilian u transferua te skuadra italiane në vitin 2015, duke bërë në total 22 paraqitje.

Mbrojtës i djathtë: Dani Alves

Mbrojtësi brazilian u largua nga Barcelona për të kaluar te kampioni i Serie A-s në vitin 2016, gjersa kishte zhvilluar 33 paraqitje, për të kaluar më pas te Paris Saint-Germain.

Mbrojtës qendror: Robert Kovac

Kroati ishte larguar nga Bayerni dhe kishte kaluar te Juventusi në vitin 2005, për t’i zhvilluar 39 paraqitje në dy vite qëndrimi në Torino.

Mbrojtës qendror: Fabio Cannavaro

Pas tri vitesh te Real Madridi, italiani vendosi të rikthehej te Zonja e Vjetër në vitin 2009 si transferim i lirë, e që kishte zhvilluar 127 paraqitje gjatë dy viteve.

Mbrojtës i majtë: Olof Mellberg

Suedezi ishte larguar nga Aston Villa për të kaluar me parametra zero te torinezët në vitin 2008, gjersa kishte luajtur në 38 takime.

Mesfushor qendror: Emre Can

Gjermani u largua nga Liverpooli në vitin 2018 si lojtar i lirë, e më pas iu bashkua Juventusit, ndërsa ka zhvilluar deri më tani 45 paraqitje, por që lidhet me një largim në verën e këtij viti.

Foto: Juventus/Twitter

Mesfushor qendror: Andrea Pirlo

Italiani i kishte acaruar tifozët e Milanit në vitin 2011, kur kaloi te Juventusi si lojtar i lirë, për të qëndruar në Allianz Stadium për katër vite, derisa kishte zhvilluar 164 paraqitje.

Mesfushor qendror: Sami Khedira

Gjermani ishte largua si lojtar i lirë nga Real Madridi, pasi nuk po gjente hapësirë, e që kaloi më pas te skuadra italiane në vitin 2015, ndërsa ka zhvilluar 144 paraqitje deri më tani.

Mesfushor sulmues: Aaron Ramsey

E kishte arritur marrëveshjen paraprake me Juventusin, mesfushori uellsian u largua nga Arsenali në vitin 2019, për të kaluar te torionezët, gjersa ka zhvilluar 17 paraqitje.

Aaron Ramsey (Foto: Juventus/Twitter)

Mesfushor sulmues: Paul Pogba

Francezi ishte larguar nga Manchester Unitedi në vitin 2010, pasi Sir Alex Ferguson nuk e shihet si pjesë e planeve të tij, për të kaluar më pas te Juventusi, aty edhe ku bëri emër me lojën e tij fizike dhe të bukur, gjersa ka zhvilluar 178 takime. Kur u largua nga torinezët, Djajtë e Kuq paguan shumën rekorde prej 105 milionë euro për ta rikthyer atë në Old Trafford.

Sulmues: Fernando Llorente

Kishte bërë mjaftë bujë te Athletic Bilbao, por spanjolli u largua në vitin 2013 në drejtim të Zonjës së Vjetër, aty ku luajti për 92 ndeshje dhe kishte shënuar 27 gola. /Telegrafi/