Telegrafi

Një formacion me lojtarët që pritet të kenë klub të ri në janar – nga De Gea te Osimhen

Me krizat e lëndimeve që godasin shumë klube dhe ekipe që kanë filluar të hedhin një vështrim në afatin kalimtar dimëror.

Pritet të jetë një periudhë e ngjeshur e shpenzimeve të transferimeve në ligat evropiane me disa klube kryesore që nuk kanë frikë të shpenzojnë paratë në janar.

Më poshtë mund të shikoni formacionin me lojtarët që mund të nisin një aventurë të re që nga janari.

Lexo po ashtu Me rezultatet e fundjavës që shkoi, Opta ofron statistika se kush mund ta fitojë Ligën Premier

David de Gea

De Gea i ka rezistuar ofertave nga Arabia Saudite dhe MLS teksa po merr kohën për të zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.

Ish-portieri i Manchester United u bë lojtar i lirë në verë pasi klubi nuk ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën e tij prej 350,000 euro në javë dhe që atëherë ka mbetur pa klub.

Newcastle dhe Barcelona tani janë të vendosur të luftojnë për të nënshkruar me De Gean në janar me të dyja skuadrat që po përjetojnë lëndime afatgjata te portierët e tyre të parë.

Denzel Dumfries

Dumfries është padyshim njwri ndwr lojtarwt kryesor tw Interit dhe kwtw e trregoii edhe sezonin e kaluar kur arritën nw finale tw Ligws sw Kampionwve.

Calciomercato ka raportuar se Manchester United, Chelsea dhe Tottenham janë të vendosur të luftojnë për mbrojtësin e djathtë të vlerësuar prej 50 milionë euro këtë janar – me Spurs të përgatitur për t’i ofruar Emerson Royal, Interit si pjesë e një marrëveshjeje.

Jean-Clair Todibo

Todibo është një nga mbrojtësit më të vlerësuar të kombëtares franceze dhe është shumë i njohur për një lëvizje në janar.

Qendërmbrojtësi vlerësohet me 45 milionë euro, ndërsa United është favorit për nënshkrimin e tij për shkak të INEOS-it të Sir Jim Ratcliffe që zotëron Nicen.

Spurs dhe Liverpool gjithashtu raportohet se kanë interesim për 23-vjeçarin.

Antonio Silva

Antonio Silva është bërë një lojtar i fortë në qendër të mbrojtjes së Benficas, pavarësisht se është vetëm 20 vjeç.

Qendërmbrojtësi ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh në kontratën e tij që Manchester United thuhet se është i gatshëm ta përmbushë.

Alphonso Davies

Kanadezi është padyshim mbrojtësi i majtë më i mirë në botë dhe po tenton tw largohet nga Bayerni këtë sezon.

Mbrojtësi është i pakënaqur me ofertën e fundit të kontratës së Bayernit sipas Bild dhe ka Real Madridin, Liverpoolin dhe Manchester Cityn të gatshëm për t’i ofruar mw shumw para.

Jota

Jota i Al-Ittihad ka përjetuar një moment të vështirë në Ligën Saudite pasi u la jashtë skuadrës së parë nga Nuno Esperito Santo.

Ish-anësori i Celtic thuhet se dëshiron një ribashkim me ish-trajnerin Ange Postecoglou te Spurs, por australiani është ende duke menduar për një lëvizje.

Douglas Luiz

Douglas Luiz ka luajtur për Aston Villa këtë sezon me Villans aktualisht në vendin e katërt.

Arsenali është adhurues afatgjatë i mesfushorit dhe është i prirur ta bashkojë atë me Declan Rice në mesfushën e tyre.

Joao Palhinha

Një tjetër mesfushor që Arsenali po tenton ta bashkojë me Declan Rice është edhe ai i Fulhamit, Joao Palhinha.

Mesfushori portugez humbi për pak një lëvizje te Bayern Munich në ditën e fundit të shtatorit dhe gjermanët ka të ngjarë të rindezin interesimin e tyre.

Pedro Neto

Pedro Neto ishte fantastik për Wolves këtë sezon para lëndimit të tij, duke shënuar një gol dhe tetë asistime në dhjetë paraqitjet e tij në Ligën Premier.

Arsenali është një adhurues afatgjatë i sulmuesit anësor dhe mund të tentojë ta marrë në afatin e janarit.

Ivan Toney

Me ndalimin e Ivan Toney që do të përfundojë më 17 janar, një numër skuadrash në Ligën Premier po tentojnë ta marrin atë, por shuma e transferimit është 100 milionë euro.

Arsenali, Chelsea dhe Spurs janë kandidatët kryesorë aktualë për nënshkrimin e 27-vjeçarit.

Viktor Osimhen

Victor Osimhen ishte golashënuesi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar me 26 gola teksa Napoli arriti ta fitonte Scudetton.

Chelsea është gati të thyejë rekordin e transferimeve prej 135 milionë eurosh që paguan për Moises Caicedo në verë për të nënshkruar me Osimhen. /Telegrafi/