Telegrafi

Një femre në Prishtinë i grabitet telefoni, arrestohet grabitësi

Foto: Ilustrim

Një femre në Prishtinë i është grabitur telefoni, ndërsa është lënduar gjatë rezistencës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 16:10.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer grabitje ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur telefoni i grabitur si dhe dy thika të cilat janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Viktima kishte pësuar lëndime të lehta gjatë rezistencës së grabitësit dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/