Site icon Telegrafi

Një femre i grabitet çanta në Ferizaj, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar, të martën në mbrëmje kanë grabitur çantën me portofol dhe dokumente të një femre, me ç’rast kanë intervenuar qytetarët, të cilët ia kanë ndalë ta ndalojnë njërin nga të dyshuarit, i cili është arrestuar nga policia.

Në raportin e Policisë thuhet se “mbrëmë (02.11) rreth orës 20:35, stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në Rugën “Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes”.

“Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B. 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj.

“Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version