Ky filmim tregon një fëmijë teksa po e ka të vështirë të ndahet prej prindërit të tij.
Ai qan dhe grindet teksa i thotë lamtumirë babait përpara se familja e tij të largohet nga Irpin, qytet në afërsi të Kievit.
Babai i foshnjës është një oficer policie ukrainas dhe duhet të qëndrojë në vend.
Irpin është bombarduar prej sulmeve ajrore ruse gjatë agresionit tre javor në Ukrainë.
Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se deri më tani së paku 103 fëmijë kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse. /Telegrafi/
A Ukrainian baby sobs and puts up a fight as his father tries to hug him and say goodbye. The father, a Ukrainian police officer, had to stay in the country as his family fled Irpin.#StandWithUkraine #StopRussia pic.twitter.com/PLsNdx53QV
— SPRAVDI — Stratcom Centre (@StratcomCentre) March 18, 2022