Një person ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:40, në Suharekë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij, viktima feme kosovare ka dalë nga shtëpia me veturë dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport. /Telegrafi/