Telegrafi

Një femër dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës, kishte probleme me frymëmarrje

Foto: Ilustrim

Një femër (shtetase norvegjeze) është dërguar nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës, ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:06.

Tutje në raport, bëhet e ditur se sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë.

“Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/