Site icon Telegrafi

Një fans i Ronaldos pretendon se ka ‘prova’ se Topi i Artë është i njëanshëm ndaj portugezit

Një fans i Cristiano Ronaldos pretendon se ka prova se çmimi i Topit të Artë vepron njëanshëm në favor të Lionel Messit pasi argjentinasi fitoi këtë çmim për herë të tetë.

Siç pritej, Messi mori çmimin nga France Football në një ceremoni në Paris pasi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986.

Ylli i Inter Miamti e pranoi çmimin nga David Beckham, njeriu që e solli atë në MLS.

Pasi u rendit i gjashti dhe i 20-ti në 2021 dhe 2022 respektivisht, Ronaldo nuk u përfshi në listën e ngushtë me 30 lojtarë dhe tani është tre Topa të Artë pas Messit.

Dhe një nga fansat e tij më të mëdhenj ka bërë një shkrim të gjatë në platformën X duke pretenduar se ky çmim po vepron kundër Ronaldos.

Ai filloi duke shpërndarë një video ku një nga drejtuesit i thotë Ronaldos se ‘imazhi’ i Messit mund të jetë një faktor në vota dhe e vazhdoi kur e shfaqën Ronaldon në një pozitë të palakmueshme në ballinën e një reviste së bashku me Didier Drogban.

 

Fansit në fjalë gjithashtu nuk i pëlqenin komentet e ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, i cili e ka quajtur Messin një “djalë të mirë” dhe Ronaldon “një komandant” dhe me sa duket deklaroi se legjenda e Barcelonës merr më shumë vota sepse ai është një djalë i mirë.

Ai gjithashtu solli citate nga ish-shefi Michel Platini duke thënë se ai nuk e meritonte Topin e Artë 2014.

Ai e përmbylli me fjalët e Ronaldos për mosrespektin e supozuar që ai merr nga FIFA,  megjithëse ky institucion nuk ka të bëjë asgjë me Topin e Artë për disa vite me radhë tani./Telegrafi/

Exit mobile version